Site icon Telegrafi

Duka ka disa fjalë për lojtarët e Kombëtares

Fitoren historike në evropian ndaj Rumanisë e ka ndjekur nga afër edhe presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka.

Duka pas ndeshjes ka thënë që fitorja ka qenë një kënaqësi e madhe dhe tejet emocionuese.

“Një sukses i madh, jo thjesht se fituam, por ka qenë një kënaqësi e madhe të shihje shumë shqiptarë në Francë, në çdo qytet, në çdo stadium”.

“Gjithë shqiptarët kanë qenë të emocionuar dhe skuadra ka qenë e tensionuar, dëshironte të bënte diçka të mirë dhe stresi ishte i madh”.

“Jemi të kënaqur për të gjithë paraqitjet tona, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Kjo është kryesorja, sepse populli shqiptar ka qenë fitues, ka treguar se di të festojë, di të mbështetë si duhet kombëtaren dhe të respektohet nga të gjithë”.

“Premiat? Patjetër, edhe kryeministri Rama ka përshëndetur skuadrën dhe përveç premios ka premtuar edhe pasaporta diplomatike, sepse këta janë ambasadorët realë të Shqipërisë në botë”, ka deklaruar Duka. /Telegrafi/

Exit mobile version