Site icon Telegrafi

Duka: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin e ri të Kombëtares

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka marrë pjesë ditën e stome së bashku me ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, në përurimin e një fushe sportive në kopshtin “Ismet Sali Bruçaj” në Shkodër.

Numri një i institucionit të federatës foli edhe për trajneri e ri të kombëtares.

Shumë emra janë përfolur pas largimit të Panuccit, por ende nuk ka asnjë zyrtarizim.

Duka ka deklaruar se javën tjetër pritet që të vendoset trajneri dhe pjesa tjetër e stafit teknik të Kombëtares.

“Kam thënë që në prill do të emërohet. Jemi në 12 prill, muaji nuk ka mbaruar ende”.

“Javën tjetër besoj se do të kemi caktuar jo vetëm trajnerin, por krejt stafin teknik kuqezi. Ata do të jenë gati për të përgatitur ndeshjen e radhës”, u shpreh presidenti i FSHF-së, Armand Duka. /Telegrafi/

Exit mobile version