Site icon Telegrafi

Duka flet për kushtet që i ofron Shqipëria trajnerit të ri

Armand Duka është i qartë në atë që thotë për trajnerin e ri që do të drejtojë Shqipërinë, teksa ka kushte për të plotësuar.

Fillimisht ai duhet të ketë eksperiencë, duhet të bëjë mirë me Shqipërinë në katër ndeshjet e mbetur dhe më e rëndësishmja të na kualifikojë në “EURO 200”.

“E sigurt është që nuk do të marrim një trajner që do të drejtojë për herë të parë. Po kërkojmë dikë me eksperiencë, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Nëse do të ketë edhe emrin e madh, padyshim që ky është një bonus”, thotë Duka.

“Kandidati duhet të bindë se mund ta bëjë shumë mirë këtë punë. Duhet të pranojë veç kriterit financiar tonit edhe objektivat që kemi. Vërtet jemi matematikisht jashtë eliminatoreve të Botërorit 2018, por duhet t’i mbyllim mirë këto 4 ndeshje të mbetura dhe të na kualifikojë në Europianin e 2020-s”.

Exit mobile version