Site icon Telegrafi

Duka flet për debutimin e Rashicës

Sfida që Shqipëria fitoi me Luksemburgun nuk mund të kalohej pa një koment të presidentit të federatës Armand Duka, i cili mendon se trajneri e të gjithë morën mesazhe të rëndësishme në atë 90 minutësh.

“Ishte një takim ku u eksperimentua shumë dhe patjetër që nuk mund të gjykosh për një performancë të plotë të skuadrës, por mendoj se trajneri dhe të gjithë ne morëm mesazhe të rëndësishme në lidhje me kontributin e disa futbollistëve”.

Më tej, Duka shprehet ueb faqen zyrtare të federatës se është i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve, edhe pse e pranon se kishte frikë nga ai ndryshim rrënjësor i formacionit që bëri De Biasi ndaj Luksemburgut.

“Jam i kënaqur nga paraqitja e të gjithë atyre futbollistëve që u aktivizuan. Personalisht kisha frikë nga ndryshimi 100 % i skuadrës që kishte bërë trajneri. Për fat të mirë doli një frikë e kotë”.

Në fund Duka vlerëson lojën, ndërsa veç të tjerëve ka një vlerësim edhe për Rashicën: “Kemi shumë lojtarë të talentuar dhe kjo më jep një shpresë të madhe për të ardhmen. Do të vlerësoja përpos të tjerëve edhe Rashicën, i cili bëri sonte një debutim dinjitoz”.

Exit mobile version