Armand Duka ka folur për përjashtimin e Etrit Berishës ndaj Izraelit.
I ftuar në emisionin “Ora Skaner”, presidenti i FSHF, Armand Duka ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me kartonin e kuq të Etrit Bërisëhs në ndeshjen me Izraelin.
Numri një i futbollit shqiptar emdënoi veprimin e Berishës, por u shpreh se ishte në simulim i Zahavit:
“E dënoj jashtë mase veprimin e Berishës që goditi me kokë sulmuesin e Izraelit, por pyetja që ende kam është nëse ishte simulim rrëzimi i Zahavit në zonën tonë?”
“Nëse arbitri nuk dha 11-metërsh në fillim, atëherë ishte simulim i sulmuesit izraelit dhe në këtë rast ai duhet të ndëshkohej me karton të verdhë. Nëse kjo gjë do të ndodhte, atëherë nuk do të vinte as reagimi i Berishës.”
“Pastaj, çfarë bëri më shumë Berisha që mori karton të kuq? Ishin të dy kokë më kokë dhe portieri ynë u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Zahavi mori si shpërblim 11-metërsh”, ishin fjalët e Armand Dukës.