Telegrafi

Duka dhe Dukesha e Sussex do të udhëtojnë në Skoci, pas lajmit se Mbretëresha është nën mbikëqyrje mjekësore

Meghan dhe Harry (Foto: Getty Images)

Duka dhe Dukesha e Sussex do të udhëtojnë për në Skoci, tha një zëdhënës i çiftit.

Lajmi vjen pasi Pallati Buckingham tha se Mbretëresha Elizabeta e Dytë është nën mbikëqyrjen mjekësore, transmeton Telegrafi.

Çifti, i cili tashmë jeton në SHBA, ka qenë ditët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar për aktivitete të ndryshme. Ata të dy gjenden për momentin në Gjermani.

Lexo po ashtu Mbretëresha nën mbikëqyrje mjekësore pasi mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e saj

Buckingham Palace ka deklaruar se Mbretëresha është nën mbikëqyrjen mjekësore në Balmoral pasi mjekët u shqetësuan për shëndetin e saj.

“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në një deklaratë. /Telegrafi/