Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ftuar në Zona Gol, iu është përgjigjur pyetjeve të shumta të panelit rreth situatës së fundit të krijuar në Kombëtare. Duka e konsideron të orkestruar sulmin ndaj trajnerit Christian Panucci.
I pyetur për lojën e Kombëtares kuqezi nën drejtimin e strategut italian, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit kanë thënë se sulmet ndaj trajnerit duken të planifikuara.
“Nuk është kombëtarja e Panuccit, është e Shqipërisë. Të gjithë bashkë punojmë dhe marrim faturën e suksesit dhe mossuksesit”.
“Kur shoh që kemi humbur me Italinë dhe Spanjën, apo me në miqësoren me Norvegjinë, ngushëllohem pak. Kemi humbur ndaj Skocisë që ka lojtarë që luajnë në Ligën Premier”.
“Ka qenë pjesëmarrëse në eventet e mëdha. Nuk mund të bëjmë paralelizëm mes (Gian Piero) Venturas me Italinë dhe Panuccit me Shqipërinë. Sulmet më duken të orkestruara”.
“Kemi humbur një ndeshje dhe nuk mund ta konsiderojmë tragjedi. Duhet të analizojmë dhe të nxjerrim problemet. Ne fituam me Izraelin, s’do të thotë që s’kishte probleme. Nuk duhet dramatizuar. Kjo është një lojë kolektive. Nuk jam i kënaqur që humbëm në Skoci, por nuk mund ta dramatizoj. Ndoshta presioni dhe kërkesat janë shumë të mëdha”, ka theksuar Duka.
Presidenti i FSHF-së është pyetur edhe nëse është penduar që e zgjodhi Panuccin për trajner të Shqipërisë: “Kohën për Panuccin jua kërkova juve dhe publikut, për ta lënë më të qetë që të arrijë rezultatet e duhura në dy ndeshjet e mbetura të Ligës së Kombeve. Sigurisht që Federata vendos për trajnerët. Të gjithë trajnerët që kemi pasur kishin një mijë të mira dhe një mijë të këqija. Çdo trajner, që zgjedh mënyrën e lojën, në fund mendon se mund të kishte bërë më mirë, kjo është loja. /SuperSport/Telegrafi/