Site icon Telegrafi

Dujovski: Thuhet se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të autobusit, kjo nuk është e zakonshme

Profesori universitar nga Fakulteti i Sigurisë, Nikolla Dujovski për “TopTema” dha analizën e tij për aksidentin e ndodhur në Bullgari.

Sipas tij nuk duhet të shpejtohet dhe se thuhet se jarri ka nisur në pjesën e përparme të autobusit që, sipas tij, nuk është e zakonshme.

“Duhet të shihen shkaqet pse ka ndodhur aksidenti. Presim nga organet hetimore të Bullgarisë që në afat të arsyeshëm t’i vërtetojnë shkaqet dhe përgjegjësitë. Nuk duhet të shpejtohet. Thuhet se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të autobusit. Kjo nuk është e zakonshme dhe shumë shpejt zjarri ka nisur në pjesën tjetër të autobusit”, tha Dujovski.

Lexo po ashtu Të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari tregojnë se si ka ndodhur rasti: Theva xhamin me çekan, kishte piskama dhe tym

Ai shtoi se rezervoaret e autobusit janë të shpërndara në atë mënyrë që të mbrohet i gjithë automjeti.

Ndryshe, në akisndetin në Bullgari humbën jetën 45 persona prej të cilëve 12 janë fëmijë dhe shtatë të tjerë mbetën të lënduar./Telegrafi/

Exit mobile version