Site icon Telegrafi

A duhet vërtet ta detyroni beben të gogësijë kur e ushqeni?

A keni menduar ndonjëherë përse e bëni këtë dhe a ka ndonjë farë dobie për ta? Duket që nuk kemi pasur haber për atë se si duhet të rriten fëmijët

E keni parë këtë në filma, në TV, mbase madje edhe në jetën reale: Prindërit ushqejnë beben dhe pastaj e detyrojnë të gogësijë.

Ndonjëherë i bëjmë disa gjëra duke mos menduar për atë që a duhet vërtet t’i bëjmë, kështu edhe prindërit e rinj shpesh u përmbahen kësaj rregulle, pa menduar për atë se përse veprojnë ashtu, transmeton Telegrafi.

Ekzistojnë hulumtime të cilat na bëjnë të pyesim: A duhet vërtet ta detyrojmë beben të gogësijë?

Shkencëtarja Bhavneet Bharti, nga India, ka bërë hulumtimin lidhur me këtë temë. Ajo, është përpjekur të zbulojë se a ka pasur ndonjë hulumtim të mëparshëm për këtë temë, mirëpo nuk ka arritur të gjejë.

Pas hulumtimit, shkencëtarja, ka ardhur deri te rezultatet goxha interesante. Ajo dhe ekipi i saj kanë vështruar 75 nëna dhe të porsalindurit e tyre.

Rreth gjysma e nënave ka marrë informacione dhe këshilla lidhur me imunizimin, ushqimin me qumësht gjiri dhe me probleme të tjera shëndetësore, mirëpo asgjë për gogësimën.

Gjysma tjetër ka qenë e informuar vetëm me atë se si të shkaktojë në mënyrë të drejtë gogësimën te të porsalindurit e tyre.

Hulumtuesit dhe nënat kanë ndjekur të qarët e tepërt, fryrjen dhe shenjat e tjera të pakëndshme, plus sa bebet shpesh nxjerrin jashtë pështymën. Ka rezultuar që bebet të cilat kanë gogësitur nuk kanë qarë hiç më shumë e ato të cilat nuk kanë gogësitur.

Pos kësaj, bebet të cilat kanë gogësitur kanë nxjerrë jashtë pështymën më shumë se ato që nuk kanë gogësitur.

Është me rëndësi të përmendet që kjo dëshmi nuk do të thotë që kurrë nuk do të duhej t’i shkaktoni gogësitje bebes suaj, mirëpo hulumtimi sugjeron që nuk është e thënë të bëhet praktikë e shpeshtë të cilën e aplikoni pas çdo ushqimi.

Edhe pse janë të nevojshme dëshmi plotësuese, ky studim i vogël, por i rëndësishëm, na shtron pyetjen përse fare e detyrojmë beben të gogësijë.

A keni menduar ndonjëherë përse e bëni këtë dhe a ka kjo ndonjë farë dobie për bebet? /Telegrafi/

Exit mobile version