Site icon Telegrafi

A duhet vërtet menjëherë pas treningut të vrapojmë për racion proteinash?

Çfarë të hamë para dhe pas treningut është temë e shpeshtë diskutimi e ushtruesve, aq më parë i atyre të cilët përpiqen të arrijnë deri te figura më e mirë

Vite të tëra tashmë është i ngulitur qëndrimi se racioni i proteinave në trup patjetër duhet të futet sapo të përfundojë treningu, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, në kohët e fundit gjithnjë e më shumë po hulumtohet rreth kësaj teme, ndërkaq ne në vazhdim ju sjellim çfarë sot konsiderohet mënyrë e drejtë e ushqimit para dhe pas treningut.

Kur është i rëndësishëm racioni pas treningut?

Faktor i rëndësishëm lidhur me racionin pas treningut është racioni të cilin e keni përgatitur apo nuk e keni përgatitur më parë. Për ata të cilët shkojnë në palestër me lukth të zbrazët, racioni pas treningut ka rëndësi të madhe.

Futja e së paku 30 gramëve proteina në organizëm pas treningut i ndihmon rritjes së muskujve në procesin katabolik, i cili atëherë ndodh në organizëm.

Kur racioni pas treningut është më pak i rëndësishëm?

Për ata të cilët parapëlqejnë të hanë racionin e tyre para treningut, ndërkaq në të kanë përfshirë proteina, ajo që do të hanë dhe kur do të hanë pas treningut bëhet më pak e rëndësishme.

Amino-thartirat e rëndësishme ende mbeten në organizëm edhe pas racionit të parë, andaj trupi ende do të posedojë përbërës të rëndësishëm për këndellje pas treningut. /Telegrafi/

Exit mobile version