Nëse jeni shtatzëne dhe adhuruese e Dukeshës së Kembrixhit, atëherë mund të jeni duke konsideruar ta lindni beben në shtëpi.
‘Private Midwives’ është një kompani e cila ofron shërbime të lindjes në shtëpi në Britani të Madhe, dhe ka deklaruar se kompania ka pasur një rritje prej 44 për qind të kërkesave qysh kur Dukesha kishte deklaruar se fëmijën e tretë dëshiron ta lindë në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Anketimet tregojnë se 29 për qind e nënave më para do të lindnin në shtëpi sesa në spital, ndonëse përqindja e lindjeve në shtëpi është vetëm 2.4 për qind.
Ekspertët e kësaj fushe thonë se e mbështesin lindjen në shtëpi te shtatzënitë e pa komplikuara, duke shtuar se lindjet e tilla janë të sigurta dhe më të lehta.
Sidoqoftë, disa gra refuzojnë të lindin larg spitalit, sepse frikësohen se nëse nuk janë në spital gjatë momentit të lindjes, ato dhe bebja e tyre mund të jetë në rrezik.
Por, cilat janë avantazhet e lindjes në shtëpi?
– Të qenit në shtëpi është më relaksuese
– Familja është afër jush
– Më pak dhimbje
– Nuk keni nevojë të qëndroni disa ditë në spital
Cilat janë disavantazhet e të lindurit në shtëpi?
– Rreziqe të mundshme nga komplikimet mjekësore
– Në raste të tilla mund të ketë probleme edhe për qasje në autoambulancë, etj. /Telegrafi/