Shtupa e pambukut përdoren në masë të gjerë për pastrimin e veshëve.
Megjithatë, një mënyrë e tillë duket të jetë e gabuar pasi është rrezik të dëmtohet lëkura e kanalit të veshit.
Specialisti i ORL-së, Xhevdet Latifi në një podcast në Telegrafi.com theksoi se pastrimi me shtupa të pambukut është mënyrë e gabuar.
“Është mënyrë plotësisht e gabuar sepse me ata shkopinj është me rrezik me dëmtu lëkurën e kanalit. Kur dëmtohet lëkura, pastaj ka inflamacione të llojllojshme dhe krijohen problem. Është shprehi e keqe… por, çdo herë kur ka pengesa preferohet të konsultohet ORL-ja”.
Ai tha se pastrimi i veshëve duhet të bëhet te ekspertët e fushës.
“Ka pacientë që ka lëkurë të irrituar dhe më shumë prodhojnë dyllë. Pacientët që kanë probleme me kanalin, lëkurën e kanalit duhet të ruhen shumë prej kontaktit me ujë…”, tha ai.
Doktor Latifi na tregoi edhe për simptomat që na tregojnë se duhet të shkojmë te specialisti për pastrimin e veshëve.
“Simptomat që na tregojnë duhet të shkojmë te specialisti për pastrim të veshëve janë mbyllja e veshit, ushtimë në vesh, ndonjëherë personat kanë edhe marramendje..”, tha ai.
Podcastin e plotë mund ta shikoni më poshtë./Telegrafi/