Site icon Telegrafi

“Duhet të mendojnë vetëm për këtë”, Adrian Mutu me mesazh të qartë para ndeshjes me Kosovën

Legjenda rumune, Adrian Mutu i ka këshilluar lojtarët e kombëtares së tij se duhet të jenë pragmatikë, të mendojnë vetëm për rezultatin në ndeshjen ndaj Kosovës.

Para ndeshjeve me Kosovën dhe Qipron, të dyja në shtëpi, “Trikolorët” e stërvitur nga Mircea Lucescu janë kryesues në renditjen e grupit, me pikë maksimale, pas 4 ndeshjeve të para të luajtura.

Ish-reprezentuesi rumun, 45-vjeçari Adrian Mutu është i mendimit se lojtarët rumunë duhet të mendojnë vetëm për rezultatin përfundimtar, i cili do të jetë vendimtar për fitimin e grupit.

Lexo po ashtu Trajneri i Rumanisë, Lucescu: Kosova ka 3-4 lojtarë të rëndësishëm, Zhegrova është i jashtëzakonshëm

“Të gjithë presin fitoren, por unë mendoj se duhet të mbizotërojë pragmatizmi për kombëtaren, duhet të marrim një pikë (jo të barazojmë) për t’i mbajtur prapa dhe mirupafshim”, ka thënë fillimisht Mutu për Fanatik.

“Kështu që unë mendoj se paraqitja nuk ka asnjë kuptim në këtë moment, duhet të jemi pragmatikë, të mendojmë vetëm rezultatin, me siguri të gjithë spektatorët në Arenën Kombëtare do të jenë me Rumaninë dhe do të inkurajojnë ekipin, kështu që djemtë nuk kanë ndonjë presion shtesë”, përfundoi legjenda rumune.

Ndryshe, Mutu shënoi 35 gola në 77 ndeshje për kombëtaren rumune. /Telegrafi/

Exit mobile version