Futbollisti i njohur belg Kevin de Bruyne iu bashkua përgatitjeve të Manchester City pas një pushimi të merituar pas Kampionatit Evropian, por në kampin e qytetarëve ai u shfaq me një imazh të ri.
De Bruyne mbërriti me një stil të ri flokësh, teksa flokët i kishte të lidhura në një bisht të vogël, gjë që befasoi edhe trajnerin e Man Cityt, Pep Guardiola.
“Duhet të ma shpjegosh këtë prerje flokësh”, dëgjohet duke i thënë Guardiola belgut dhe duke bërë shaka për ndryshimin që ka bërë ai.
Pep to Kevin De Bruyne “You have to explain this hair” #Pep pic.twitter.com/McpYEjHYRR
— The Pep (@GuardiolaTweets) August 7, 2024
Kujtojmë, së fundmi mediat britanike shkruan se De Bruyne ka marrë vendim që të mbetet te Manchester Cityt edhe në sezonin e ardhshëm, në fund të të cilit i skadon kontrata me këtë klub.
Verën e ardhshme, De Bruyne pritet të largohet nga Man City si lojtar i lirë dhe të transferohet në Arabinë Saudite, ku Al-Ittihad aktualisht renditet si favoriti i parë.
Kevin De Bruyne has got a new look 👀💈 pic.twitter.com/82FDRMYdeb
— CentreGoals. (@centregoals) August 7, 2024
Për Man Cityn, sezoni i ri fillon këtë të shtunë, kur në orën 16:00 do të luajë një ndeshje në Community Shield kundër rivalëve të qytetit, Manchester United. /Telegrafi/