Site icon Telegrafi

“Duhet të luajmë më shumë me top”

Dybala në aksion (Getty Images)

Paulo Dybala thotë se Juventusi di të mbrohet mirë, por duhet të luajë më shumë me top.

Juventusi barazoi pa gola në ndeshjen me Barcelonën duke e lënë kualifikimin për ndeshjen e fundit ndaj Olympiacos.

“Nuk ishte e lehtë kundër një skuadre si Barcelona, edhe pse u mbrojtëm shumë mirë. Tani duhet ta fitojmë ndeshjen e ardhshme dhe ta shohim se cfarë do të bëjë Barcelona”.

Lexo po ashtu Dybala: Më mungon Dani Alves, largimi i Pogbas ishte një goditje e rëndë

Bianconerët udhëtojnë në Olympiacos, ndërsa Sporting do të luajë në Camp Nou.

Dybala në aksion kundër Barcelonës

“Do të jetë një muaj i vështirë, do të shkojmë në një atmosferë pasionuese si ajo që ndodh në stadiumin e Olympiacosit, por Juventusi duhet të luajë për fitore në cdo stadium”.

Statistikat flasin keq për Juventusin këtë sezon, pasi është ndër skuadrat që shënon më pak në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Duhet ta përmirësojmë futbollin që luajmë. Jemi të mirë në mbrojtje, por duhet të luajmë më shumë me topin”, ka thënë Dybala. /Telegrafi/

Exit mobile version