Telegrafi

A duhet të ketë rishikim të teksteve shkollore të historisë? (Video)

Sonte në emisionin “Përballje” me termin të ri nga ora 20:30 në RTV Dukagjini e Telegrafi do të diskutohet për rishikimin e teksteve të historisë dhe edukimin për ballafaqimin me të kaluarën.

Çfarë historie mësojmë e çfarë historie na mësojnë?

A duhet të ketë rishikim të teksteve shkollore të historisë dhe pse?

Cilat janë gabimet më të mëdha në tekstet shkollore të historisë?

Cili është roli i institucioneve që duhet të bëjnë rishikimin e këtyre teksteve e çfarë thonë historianët e tekst shkruesit?

Për të diskutuar për këto tema autori i emisionit “Përballje” Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Arbërie Nagavci – Deputete, Komisioni Parlamentar për Arsim

Ramadan Sokoli – Organizata YIHR

Fehmi Rexhepi – Historian dhe tekstshkrues

Gazmend Mirena – Profesor i historisë

Emisioni “Përballje” do të transmetohet çdo të premte nga ora 20:30 në RTV Dukagjini e Telegrafi. Ky emision është realizuar së bashku me organizatën gjermane forumZFD./Telegrafi/