Sonte në emisionin “Përballje” me termin të ri nga ora 20:30 në RTV Dukagjini e Telegrafi do të diskutohet për rishikimin e teksteve të historisë dhe edukimin për ballafaqimin me të kaluarën.
Çfarë historie mësojmë e çfarë historie na mësojnë?
A duhet të ketë rishikim të teksteve shkollore të historisë dhe pse?
Cilat janë gabimet më të mëdha në tekstet shkollore të historisë?
Cili është roli i institucioneve që duhet të bëjnë rishikimin e këtyre teksteve e çfarë thonë historianët e tekst shkruesit?
Për të diskutuar për këto tema autori i emisionit “Përballje” Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Arbërie Nagavci – Deputete, Komisioni Parlamentar për Arsim
Ramadan Sokoli – Organizata YIHR
Fehmi Rexhepi – Historian dhe tekstshkrues
Gazmend Mirena – Profesor i historisë
Emisioni “Përballje” do të transmetohet çdo të premte nga ora 20:30 në RTV Dukagjini e Telegrafi. Ky emision është realizuar së bashku me organizatën gjermane forumZFD./Telegrafi/