Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino e ka pranuar se ata janë të kujdesshëm për të blerë një sulmues të ri, pasi besojnë te shqiptari Armando Broja.
Chelsea ka humbur Christopher Nkunku deri në janar për shkak të një dëmtimi në gju, por me Armando Broja që po kthehet në gjendje të plotë, Pochettino është i kujdesshëm për të mos bllokuar rrugën e tij në ekipin e parë.
Trajneri argjentinas i Bluve ka besim te sulmuesi shqiptar dhe nuk dëshiron të ngutet për të transferuar ndonjë sulmues të ri në Stamford Bridge.
“Ne po punojmë sigurisht. Po shohim të gjitha opsionet që mund të menaxhojmë në treg. Mendoj se të gjitha klubet janë të njëjta me ne”, ka thënë fillimisht Pochettino.
🗣️ “We are working to see what the options are in the market. We are keeping one or two eyes on Armando Broja.”
Mauricio Pochettino says Chelsea are being careful not to block the progress of Armando Broja if they sign another attacker. 🇦🇱 pic.twitter.com/l3XtRNy353
— Football Daily (@footballdaily) August 18, 2023
“Në të njëjtën kohë ne po i mbajmë sytë nga Armando Broja sepse mendoj se nuk mund ta harrojmë. Nuk mund ta ndalojmë atë duke sjellë një profil lojtari që mund të ndalojë evolucionin e tij”.
“Ne vërtet besojmë në të, ai mund të jetë një goditje vërtet e rëndësishme për Chelsean. Duhet të jemi të kujdesshëm”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/