Telegrafi

“Duhet të jemi të durueshëm” – Pochettino pretendon se Nkunku nuk është ende gati për të startuar

Christopher Nkunku duhet të arrijë gradualisht formën e tij para se të konsiderohet gati për të nisur një ndeshje, ka thënë Mauricio Pochettino.

Sulmuesi francez luajti në Carabao Cup kundër Newcastle dhe paraqitja e tij ishte pozitive.

“Të gjithë ishin të emocionuar sepse ne duam ta shohim atë të përfshirë në lojë”.

“Ne e dimë cilësinë dhe kapacitetin (e tij) për të ndihmuar ekipin në një mënyrë shumë të mirë”.

“Ne duhet të jemi të durueshëm dhe t’i japim kohë për t’i dhënë atij kapacitetin për të gjetur formën e tij më të mirë. Është shumë herët për ta parë atë të fillojë ndeshje, por ndoshta në ndeshjet e ardhshme do ta konsiderojmë atë për të filluar”, ka thënë Pochettino.

Lexo po ashtu Pochettino me fjalë të mëdha për Nkunkun pas debutimit të francezit

Kundër Newcastle, Nkunku hyri në fushë në 20 minutat e fundit dhe shënoi një nga penalltitë. /Telegrafi/