Drenusha Latifi dhe Rovena Stefa kanë pasur një përplasje gjatë javës së kaluar.
Artistet shqiptare duket se janë rikthyer në rivale në këtë format, pavarësisht se njiheshin nga jashtë.
Ka qenë Drenusha që e ka akuzuar Rovenën se po dëshiron të krijojë grup, duke i kërkuar llogari, e duke i thënë se nuk mund të arrijë këtë.
Debati i dy bukurosheve ka vazhduar edhe në spektaklin e natës së sotme (e hënë).
Pas klipit që tregoi zanafillën e përplasjes mes dy banorëve, të dyja nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët.
Drenusha iu drejtua në një moment këngëtares tjetër: “I ki edhe do vjet duhet me të ardh marre”.
E sa i përket Stefës, ajo theksoi në spektakël se nuk e priste një gjë të tillë nga Latifi. /Telegrafi/