Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, duket se po bën përgatitjet për Vitin e Ri.
Ndonëse është shumë aktive në rrjete sociale, ajo shpesh merr mendime nga fansat si për dukje e po ashtu edhe për gjëra të tjera.
Ajo kësaj radhe ka publikuar një fotografi provokuese e veshur me një fustan mëse të ekzagjeruar, për të cilin ka pyetur fansat nëse duhet ta veshë për Vitin e Ri.
“A duhet ta vesh këtë për Vitin e Ri?”, ka qenë pyetja e drejtuar nga artistja e hitit “Nashta”.
Ndjekësit duket se ishin dakord me paraqitjen e Encës, derisa shumica e përgjigjeve kanë qenë pozitive.
Haxhia ndërkaq këtë vit ka qenë më e distancuar nga muzika e po ashtu edhe nga mbrëmjet e koncertet.
26-vjeçarja në vitin që po e lëmë pas kishte anuluar çdo koncert. /Telegrafi/