Site icon Telegrafi

A duhet Liverpooli të bëjë ndryshime të mëdha këtë verë: Nga largimi i Klopp te shitja e dy prej tre sulmuesve kryesorë dhe aktivizimi i Thiagos

Liverpooli nuk duhet ta marr me siklet që nuk ka mundur ta mbrojë titullin e fituar në Ligën Premier sezonin e shkuar, megjithatë ndryshimi duhet në “Anfield Road”, pasi gjërat mund të shkojnë më keq sesa që janë.

Lëndimet kanë qenë kryefjala në sezonin e Liverpoolit, ku më së keqi e pësoi dyshja  Virgil van Dijk dhe Joe Gomez që u përjashtuan për gjithë sezonit pas lëndimeve të ACL.

Kjo kishte detyruar Jurgen Kloppin që të përdorë një mbrojtës të improvizuar për pjesën më të madhe të sezonit, ndërsa në dy ndeshjet kundër Real Madridut, dyshja e mbrojtjes së Liverpoolit ishte Ozan Kabak dhe Nat Phillips.

Dyshimet mbi Klopp dhe largimi i tij i mundshëm 

Disa herë këtë sezon Jurgen Klopp pas humbjeve shihej emocional, duke bërë që shumë të besojnë se trajneri gjerman ishte afër largimit nga Anfield.

Liverpooli disa herë e  ka përsëritur besimin që kanë tek ish-trajneri i Borussia Dortmund, por do të ishte logjike të supozojmë se ata kanë punuar dhe janë përgatitur për çdo eventualitetin nëse ndahen me Kloppin.

Duke pasur parasysh suksesin e tij të jashtëzakonshëm deri më tani në Anfield, gjermani meriton t’i jepet kohë dyshimit dhe Liverpooli nuk ka mundësi të bëjë gabimin katastrofal që bëri Daniel Levy të Tottenhami, kur e largoi Maurizio Pochettinon, ndërsa në vend të tij erdhi Jose Mourinho.

Zëvendësimi i Klopp mund të jetë aq i dëmshëm për klubin nga Merseyside dhe kryesia nga tani duhet ë mendoj për fondet që duhet t’i ndahen trajnerit gjerman që të marr disa lojtarë që skuadra e tij të rifreskohet, edhe pse ky mund të jetë një proces i dhimbshëm.

Treshja e sulmit duhet të ndahen

Kjo mund të tingëllojë ironike, por pikërisht ajo që e bëri Liverpoolin një forcë të Evropës nën drejtimin e Klopp në fakt po e kërcënon të rrëzojë skuadrën për tokë.

Forma e Roberto Firmino ka qenë e dobët dhe nuk ka shënuar gola, ndërsa pyetjet mbi partneritetin midis Sadio Mane dhe Mohamed Salah vazhdojnë të mbesin aktuale.

Treshja nuk është aq dinamike sa dikur dhe me Diogo Jota tashmë të ardhur, mund të jetë koha të lejohen dy nga këta të tre të largohen.

Mane është 29 vjeç, Salah është 28 dhe Firmino është 29. Liverpooli do të ishte në gjendje të fitonte shifra të madhe për secilin prej tyre, nëse i shesin këtë verë.

Pjesa më e madhe e rindërtimit të skuadrës fillimisht u financua nga shitja e Philippe Coutinho te Barcelona, dhe lejimi i Salah ose Mane të largoheshin, le të themi te Real Madridi, nëse Kylian Mbappe qëndron në Paris do t’i jepte Klopp para të konsiderueshme për të shpenzuar.

Jota do të bënte vetëm më mirë, por Liverpool ka nevojë për një lojtar të ndritshëm, energjik i cili mund të jetë efektiv, një Mane i ri.

Ousmane Dembele mund të jetë një përshtatje e përsosur nëse refuzon të nënshkruajë zgjatje e kontratës me Barcelonën, ndërsa edhe Jadon Sancho mund të jetë në kërkim të një klubi të ri nëse Borussia Dortmund nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, edhe pse në këtë pikë Liverpool ka gjasa.

Si të përdorni Thiagon

Thiago Alcantara është lojtari më i talentuar i Liverpool, dhe ndoshta më i talentuari në Ligën Premier, por Klopp nuk e ka kuptuar ende se si të përdorë më mirë spanjollin në ekipin e tij.

Duke qenë prej kohësh një admirues i të diplomuarit në La Masia që nga koha e tij kur ishin kundërshtarë në Bundesliga, Klopp më në fund mori njeriun që e donte verën e kaluar.

Lëndimet në mbrojtje kanë prishur mesfushën e The Reds, kësaj i kanë ndihmuar edhe sëmundjet dhe lëndimet e Thiagos.

Thiago është një lojtar që mund të bëjë një skuadër të shënojë, ai e bëri këtë me Bayern Munich për vite me radhë.

Tifozët janë zhgënjyer nga mungesa e tij këtë sezon, por nëse Liverpool do të kthehet përsëri në edicionin tjetër, ata kanë nevojë për të në zemër të mesfushës së tyre edhe nëse kjo do të thotë zhvendosjen e Jordan Henderson në një pozicion në të djathtë të mesfushës.

Kjo kishte ndodhur me Steven Gerrard për të akomoduar Xabi Alonso kur kishte arritur. /Telegrafi/

Exit mobile version