Site icon Telegrafi

“Duhet konsensus kombëtar për anëtarësim të RMV-së në BE deri në vitin 2030”

Është e mundur që deri në vitin 2030 të bëhemi anëtare e BE-së, por duhet konsensus nacional real nga të gjithë faktorët politikë në shoqëri, edhe atë jo nën kushtet të cilat i mendojmë ne, por nën kushtet të cilat realisht janë në tavolinë. Edhe pse anëtarësimi në BE varet më së shumti nga ne, jo më pak e rëndësishme është edhe çështja nëse BE-ja do të jetë e përqendruar në rajon pas luftës në Ukrainë.

Këto ishin disa nga konkluzionet e pjesëmarrësve nga tryeza e djeshme e rrumbullakët në temë “Ballkani Perëndimor mes Perëndimit dhe Lindjes: Maqedonia e Veriut – anëtare e BE-së deri në vitin 2030”. Presidenti Stevo Pendarovski është i qëndrimit se ne për momentin për fat të keq nuk kemi konsensus nacional që të vazhdojmë drejt BE-së.

Ai është decid se kemi mundësi për hyrje në BE deri në vitin 2030. Theksoi se kemi potencial të brendshëm, kemi njerëz të zgjuar, kemi përvojë, kemi një sistem negociues të krijuar prej kohësh dhe jemi kandidati më i përgatitur në historinë e BE-së.

“Megjithatë, nuk jam i sigurt në këtë kontekst për dy gjëra të tjera. Së pari, nuk e di nëse do të arrijmë një konsensus kombëtar. Për momentin nuk e kemi lidhur me këtë çështje. Flasim për një konsensus të vërtetë retorik. A do ta arrijmë dhe a do ta ruajmë atë, sepse ai duhet të ruhet për vite e vite ndërsa negociatat janë duke vazhduar”, theksoi Pendarovski.

Nga aspekti i asaj që e dëgjon nga partitë opozitare, shefi i shtetit tha se partitë nuk do ta ndryshojnë qëndrimin duke shpresuar që do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Presidenti i shtetit dje e hapi edhe pyetjen nëse BE-ja do të jetë aq e përqendruar në Ballkanin Perëndimor pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Arsyet gjeostrategjike filluan të dominojnë logjikën e BE-së. Nëse kjo është e vërtetë, unë pyes kur të përfundojë lufta në Ukrainë, dashtë Zoti që të përfundojë sot, nëse ato rajone gjeostrategjike të Unionit do të zhduken dhe BE-ja do t’i kthehet fjalorit standard dhe agjendës politike në lidhje me integrimet”, tha Pendarovski.

Edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq është i qëndrimit se konsensusi i vërtetë nacional për Bashkimin Evropian për fat të keq te ne nuk është arritur nga të gjitha akterët politikë, sepse deri më tani në pjesën më të madhe ishte vetëm deklarativ.

Sipas Mariçiqit, viti 2030 është i arritshëm sipas dy kushteve – të kryhet procesi i reformës dhe procesi i negociatave, kjo është detyrë e të gjithë aktorëve politikë në vend dhe të gjitha pjesëve të shoqërisë, ndërsa kushti i dytë është të kemi një plan kohor për anëtarësim nga ana e BE-së.

Siç shtoi ai, këto dy kushte duhet të plotësohen nëse duam të jemi pjesë e BE në deri në vitin 2030.

Euroambasadori Dejvid Geer, dje dërgoi porosi se vetëm nga vendi ynë varet nëse do të bëhemi anëtare e BE-së deri në vitin 2030. Detyra siç tha, është e rëndësishme, ndërsa vëllimi i reformave është i madh.

“Do të ketë ulje-ngritje si këtu, ashtu edhe në Bruksel. Besoj se rrugën afatgjatë, itinerarin e ka përcaktuar BE-ja dhe premtimi është real. Varet nga vlerësimi i nevojave dhe interesave reciproke”, theksoi Geer.

Për të arritur këtë qëllim, theksoi Geer, duhet të ketë vendosmëri të vërtetë politike në të gjitha partitë politike dhe në të gjitha institucionet, duke përfshirë biznesin dhe shoqërinë civile. Sipas tij, zgjerimi duhet të jetë një projekt kombëtar sepse vërtet do të ketë sfida në rrugën drejt BE-së. Gir tha se në BE dhe në bashkësinë ndërkombëtare ka shumë mbështetje për këtë vend.

 

Exit mobile version