Telegrafi

“Duhej të isha sjellë ndryshe me ta” – Terry pendohet për qëndrimin e tij ndaj Salah dhe De Bruyne

Ish kapiteni legjendar i Chelseat, John Terry, foli për karrierën e tij në një paraqitje ku është ndalur te ish-dyshja e skuadrës, Mohamed Salah dhe Kevin de Bruyne.

Salah luajti te Chelsea nga viti 2014 deri në 2016m kur mbërriti te Chelsea nga Basel, por ai nuk u imponua te klubi londinez dhe përfundoi në huazim te Fiorentina dhe Roma.  Në anën tjetër Kevin de Bruyne luajti në Chelsea nga 2012 deri në 2014 ku u dërgua në huazim te Ëerder.

“Ky është zhgënjimi im i vetëm si kapiten, sepse mendoj se më vonë u përshtata me atë rol me kalimin e kohës. Nuk i dhashë De Bruynes dhe Salahit mbështetje të mjaftueshme”.

“Kur ata ishin në Chelsea, unë ndoshta isha shumë i rreptë dhe kërkoja disiplinë në ekip. Ajo që ata nuk përshtateshin në skuadër ishte ndoshta shenja e parë që kishin nevojë për rehati, dikë me të cilin të uleshin dhe të flisnin”.

Lexo po ashtu "E di që nuk do të ndodhë" - John Terry thotë se ka hequr dorë nga ëndrra për t’u bërë trajner i Chelseat

“A mund t’i kisha ndihmuar të bënin më mirë? Unë mendoj për këtë sepse ata kanë bërë shumë në karrierën e tyre pas kësaj. Jam i zhgënjyer me veten si kapiten, por jam i kënaqur që ata u bënë ata që janë. Kurrë nuk kanë thënë se do të arrinin atë nivel kur luanin te Chelsea”, ka thënë Terry.

Salah është kthyer te Liverpooli në një legjendë, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe me De Bruynen. /Telegrafi/