Goli i Middlesbrough u lejua të qëndrojë për shkak të një ndryshimi në ligjin e hendbollit verën e kaluar.
Duncan Watmore mbajti topin përpara se të gjente Matt Crooks, i cili shënoi.
Por ligji i modifikuar thotë se një gol do të anulohet vetëm nëse golashënuesi trajton topin – jo lojtari që e posedon para tij.
Dhe në këtë rast, ai ishte Watmore.
Gjyqtari i mirënjohur, Mark Clattenburg ka treguar se përse goli i Middlesbrough u pranua dhe ishte korrekt.
“Arbitri Anthony Taylor mund të kishte vërshëlluar, nëse do të besonte se kishte pasur një goditje të qëllimshme me dorë nga lojtari”, ka thënë ai.
“Ai nuk mendoi se ishte e qëllimshme sepse një kontroll i gabuar nga Watmore nënkuptonte se topi u hodh lart për të goditur krahun e tij, dhe unë jam dakord me atë verdikt”.
“Ishte aksidentale, ndaj ishte e drejtë që goli qëndroi”, ka shtuar më tej Clattenburg.
Manchester United kështu u eliminua nga FA Cup, duke rënduar edhe më shumë gjendjen psikologjike të tyre. /Telegrafi/
WOULD YOU BELIEVE IT 😱@mdrcrooks scores against the club he supports for @Boro! 💥#EmiratesFACup pic.twitter.com/dgtNknW8c3
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) February 4, 2022