Site icon Telegrafi

Duhanxhinjtë në Maqedoni po nënshkruajnë marrëveshje me ndërmarrjet për prodhimin e ardhshëm të duhanit

Deri në fund të muajit duhet të dihet se duhanprodhues do të nënshkruajnë marrëveshje me monopolet për të korrat e ardhshme. Duhanxhinjtë kanë ngritur listat evidentuse, në të cilat paraqesin hapësirat për prodhimin e ri, njofton AIM.

Deri në afatin e fundit, që kaloi më 31 mars, ishin kërkuar 23.400 lista evidentuese ose ngjashëm si vitin e kaluar. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, evidentimi elektronik për çdo parcelë ka zvogëluar numrin e marrëveshjeve të dyfishta dhe trefishta, që duhanxhinjtë i nënshkruajnë me disa ndërmarrje.

Duhanxhinjtë deri në fund të marsit paralajmëruan prodhim të ri në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, para se të nënshkruajnë marrëveshje me blerësit./Telegrafi/

Exit mobile version