Site icon Telegrafi

Duhani pihet në Kuvend, kryeparlamentarja kërkon prezencën e Inspektoratit të MSH-së

Foto: Ilustrim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deputetëve të cilët janë duke konsumuar cigare brenda këtij institucioni, e që paraqet shkelje të ligjit për ndalimin e duhanit në hapësira të mbyllura.

Osmani, i bëri thirrje publike Inspektoratit të Ministrisë së Shëndetësisë që të monitoroj këtë shkelje dhe t’i shqiptoj dënimet, për ata të cilët e shkelin ligjin.

“Po vërehet tymi këtu në sallën plenare që po vjen nga salla prapa. Jeni duke e shkelur ligjin për duhanin. E ftoj publikisht Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë, që të monitoroj këtë shkelje dhe t’i shqiptoj dënimet e merituara për ata që e shkelin ligjin brenda ndërtesës së Kuvendit. Të gjithë deputetët jeni të njoftuar për dënimet për cilindo që e shkelin këtë ligj”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version