Site icon Telegrafi

Dugolli: LVV gaboi që nuk lejoi qendrat të bënin koalicione, do të fitonin edhe katër komuna tjera

Ish ministri Bujar Dugolli thotë se LVV do të duhej të merrte parasysh edhe interesin e qendrave të tyre për lidhjen e koalicioneve.

Dugolli tha në “Debat Plus” se Lëvizja Vetëvendosje do të ishte dashur të evitojë disa lëshime që janë bërë në zgjedhje.

Ai thotë se nëse LVV nuk do të kishte centralizuar çështjen e lidhjes së koalicioneve do të dilte shumë më mirë në zgjedhje, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Po të kishte një qasje më realiste, LVV do të dilte partia me më së shumti komuna të fituara. Nëse do t’ua lejonte qendrave të vendosin për koalicione, LVV do të fitonte së paku edhe katër komuna përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Kaçanikun dhe Vitinë”.

Dugolli thotë se do të ishte shumë normale që subjektet që kanë qenë në opozitë në nivelin lokal do të duhej bashkëpunonin me LVV-në.

“Kjo tashmë ka përfunduar, por tashmë Kurti duhet të reflektojë dhe të kërkojë bashkëpunim me kryetarët e komunave, pavarësisht cilës parti i takojnë”, tha ndër të tjera Bujar Dugolli./Telegrafi/

Exit mobile version