Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për deklaratën e pa transmetuar të Kurtit se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur me shumë informacione për veriun se sa kryeministri i Kosovës”.
Sipas Dugollit të gjithë e dinë se ShBA-ja janë shteti me i fuqishëm i globit.
Më tej, ai ka thënë se Kosova asnjë herë nuk ka bërë diçka pa dijen e ShBA-ve dhe pa mbështetjen e tyre.
“Burimet e informacionit të cilat i kanë SHBA-ja janë më të madha e me të shumta edhe të pa krahasueshme me ato të Kosovës”, ka deklaruar Dugolli në RTV Dukagjini.
Sipas deputetit, ShBA-ja informacionet që i ka i ndan edhe me institucionet e Kosovës dhe krerët institucional.
“Projekti i shtetit të Kosovës është projekt i përbashkët, dhe asnjëherë ne nuk e shohim ndryshe siç kanë qenë gjatë luftës edhe gjatë shtet ndërtimit ShBA-ja nuk kanë ndaluar duke përkrahur Kosovën”, ka përfunduar ai.