Telegrafi

Dugarry këshillon Real Madridin: Pogba është lojtari që iu nevojitet

Paul Pogba (Foto: Goal.com)

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Christophe Dugarry beson se Paul Pogba do të ishte një transferim i madh te Real Madridi.

Mesfushori i francez i Manchester Unitedit vazhdon të lidhet me një transferim te Real Madridi përpara afatit kalimtar të verës.

Transferimin në Santiago Bernabeu e përkrah edhe bashkëkombësi i tij Dugarry, i cili beson se Pogba është lojtari që i nevojitet Realit.

“Të gjithë kemi vërejtur se kjo skuadër po plaket pak. Është një mesfushë që ka probleme të projektojë vetë, të thyejnë linjat, të sulmojë nga qendra”, ka thënë fillimisht Dugarry për RMC.

“Pogba mund ta bëjë këtë. Ai është një djalë që mund të shënojë gola. Për mua, ai është djali ideal për të sjellë atë që i mungon Real Madridit”.

“Ka kaluar një vit që të ndërlikuar, sepse ai pati lëndime dhe skuadra e tij nuk është duke luajtur mirë, por sa herë që ka qenë në gjendje të luajë, ai shpejt ka rikthyer nivelin e tij”, përfundoi francezi.

Për yllin francez interesim ka shprehur edhe ish-skuadra e tij, Juventusi, ndërsa transferimi i tij do të kushtonte rreth 120 milionë euro. /Telegrafi/