Hillary Duff mendon se është e pamundur që dy persona të qëndrojnë së bashku gjatë gjithë jetës.
Aktorja sapo është ndarë nga bashkëshorti i saj prej pesë vitesh dhe në një intervistë të fundit për revistën ‘Cosmopolitan’ ka folur haptas për ndarjen.
“Unë dhe Mike ishim shumë të dashuruar kur u njohëm dhe donim shumë të martoheshim”.
“Mendoja se ishte vendimi i duhur. Ndoshta nuk ishte, por shumicën e kohës ne kemi qenë të lumtur me njëri-tjetrin”, ka thënë aktorja.
“Nuk dua të dukem e trishtuar pasi nuk jam, por mendoj se nuk është e shkruar që njerëzit të qëndrojnë përgjithmonë bashkë”.
“Ka gjëra në një marrëdhënie të gjatë që nuk mund t’i luftosh dhe nuk mund t’i parandalosh”, ka shtuar Duff. /tch/Telegrafi/