Kanë kaluar 13 javë që nga koha kur Eni Koçi ka qenë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Ishte pikërisht bashkëpunimi i saj me Genc Prelvukaj, “Shi Bie në Tiranë”, që e mbajti artisten për 20 javë në “The Top List”.
Pas kaq shumë kohësh mungesë, Eni është rikthyer në listë me një tjetër bashkëpunim, i cili ka tërhequr vëmendjen që në momentet e para të publikimit.
Kësaj radhe, artistja ka bashkuar fuqitë me reperin e talentuar, MC Kresha, për projektin e ri të titulluar “Gabimet”.
Projekti i dyshes së talentuar është sugjeruar pafund nga fansat dhe për këtë javë renditet në vendin e 56-të, transmeton TCH.
Ky bashkëpunim, i cili flet për gabimet e një dashurie të humbur, është shoqëruar me një videoklip tepër të veçantë në zonën e Kelmendit prodhuar nga “Blackfish Entertainment”.
Në ndërkohë, gjatë këtij viti, ajo e ka publikuar edhe këngën solo, “Jemi dashtë”.