Telegrafi

Dueti i Ledri Vulës dhe Yll Limanit “Tonat” lansohet të enjten

Dy artistët e njohur dhe shumë të suksesshëm, Ledri Vula dhe Yll Limani prej ditësh kanë paralajmëruar se po përgatisin duetin e parë së bashku.

Dyshja tashmë kanë finalizuar punën për projektin që mban titullin “Tonat” ndërsa edhe kanë zbuluar kohën e publikimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tyre përkatëse në Instagram, Ledri dhe Ylli kanë njoftuar se projekti publikohet të enjten.

“Nesër, 18:00 ‘Tonat”, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e imazheit ku shihet bashkë me Yllin gjatë xhirimeve të klipit.

Ndërkohë, si Ledri ashtu edhe Ylli po shijojnë një sezon të suksesshme verore, me këngë të reja dhe koncerte.

Lexo po ashtu Bashkëpunimi i parë mes Yll Limanit dhe Ledri Vulës - dalin pamjet e para nga klipi i shumëpritur

Projekti i fundit i Yllit është “Alkool” që erdhi në bashkëpunim me reperin, Noizy, teksa ai i Ledrit me Melindën “A m’ke dasht”. /Telegrafi/