Dy artistët e njohur dhe shumë të suksesshëm, Ledri Vula dhe Yll Limani prej ditësh kanë paralajmëruar se po përgatisin duetin e parë së bashku.
Dyshja tashmë kanë finalizuar punën për projektin që mban titullin “Tonat” ndërsa edhe kanë zbuluar kohën e publikimit.
Përmes një postimi në llogarinë e tyre përkatëse në Instagram, Ledri dhe Ylli kanë njoftuar se projekti publikohet të enjten.
“Nesër, 18:00 ‘Tonat”, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e imazheit ku shihet bashkë me Yllin gjatë xhirimeve të klipit.
Ndërkohë, si Ledri ashtu edhe Ylli po shijojnë një sezon të suksesshme verore, me këngë të reja dhe koncerte.
Projekti i fundit i Yllit është “Alkool” që erdhi në bashkëpunim me reperin, Noizy, teksa ai i Ledrit me Melindën “A m’ke dasht”. /Telegrafi/