Drake dhe French Montana i kanë bashkuar forcat për realizimin e bashkëpunimit me titull “No Stylist”.
Montana e ka publikuar një fotografi në Intagram duke paralajmëruar këngën dhe labumin e ri.
Ndërkaq, në albumin e tij, krahas Drake, do të ketë bashkëpunime edhe me reperët tjerë të njohur, në mesin e të cilëve edhe Slick Rick – shkruan Billboard.
Materiali i ri muzikor i Montanas do të bazohet në tingullin e vjetër të R&B dhe pritet të pëlqehet nga fansat e tij.
Albumi me titull “No Stylist” do të jetë në dispozicion të fansave nga nesër (e enjte).
Nga ana tjetër, kujtojmë që Drake e theu rekordin e sivjetmë si muzikanti që ka qëndruar më gjatë në krye të top-listës ‘Billboard Hot 100’, plot dhjetë javë.
Muzikanti i vetëm në histori të kësaj top-liste që kishte qëndruar më gjatë se Drake në krye, është Usher, i cili ne vitin 2004 me albumin “Confessions”, ka vënë një rekord që pritet ta mbajë gjatë.
Drake dhe French Montana kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën. “No Shopping” titullohet njëri prej projekteve të tyre që është lansuar në vitin 2016. /Telegrafi/