Alban Skënderaj dhe Miriam Cani i kanë shtuar thashethemet se do të lansojnë një duet të radhës.
Javë më parë, këngëtarja kishte aluduar për një bashkëpunim të çiftit duke publikuar një fotografi të tyre me mbishkrimin: “A jeni gati për duetin e radhës?”.
Ndërsa përmes një postimi të ri, dy këngëtarët kanë paralajmëruar se projekti i tyre do të lansohet për Festën e Flamurit.
“Të martën, më 28 Nëntor me tinguj e fjalë zemre vjen “Dhurata” jonë për ju”, ka shkruar kantautori në një postim në Instagram.
Të njëjtin postim e ka bërë edhe Miriami dhe në bazë të kësaj mësohet se kënga do të titullohet “Dhurata”.
Miriami dhe Albani përveçse janë partnerë në jetën private, ata kanë bashkëpunuar në aspektin profesional edhe në të kaluarën, kur nuk kanë munguar duetet e çiftit të famshëm të skenës shqiptare.
“Ende ka shpresë” dhe “Let me die with you” janë duetet e suksesshme të Miriamit dhe Albanit të publikuara në vitin 2013.
Para disa ditësh, Mirami e publikon këngën e saj të re të titulluar “Meteor”. /Telegrafi/