Tifozët në të gjithë botë duhet të presin edhe pak kohë për ta parë përballjen e radhës mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Por një duel ka filluar tashmë, pasi dy skuadrat i kanë lansuar fanellat e reja me kompanitë e tyre Nike dhe Adidas.
Për ta pasur një fanellë të skuadrës së Zinedine Zidanes duhet të paguash nga 99.95 deri më 129.95 euro.
Ndërsa ajo e Blaugranave është me e shtrenjtë pasi kushton 150 euro.
Nëse dëshiron që fanellës së Real Madridit t’ia shtosh logot e Ligës së Kmapionëve, La Ligës dhe Botërorit për klub atëherë duhet të paguash edhe 10 euro ekstra, që i bie se fanella mund të shkojë deri në 140 euro.
Ndërsa, nëse vendos ta blesh një fanellë të Barcelonës me sponsorin e ri Rakuten dhe ta vësh logon e Ligës se Kampionëve dhe emrin e lojtarit me numër kushton 180 euro.
Barcelona po ashtu mund ta prezantoj edhe një fort tjetër ku ka edhe qante për fansa dhe gjëra tjera dhe shitet për 268 euro. /Telegrafi/