Site icon Telegrafi

Dueli i shumëpërfolur, babai i Mayweather: Unë do ta nokautoja McGregorin, e lë më djali im (Foto/Video)

Thashethemet për një duel të mundshëm ndërmjet boksierit të pamposhtur, Floyd Mayweather dhe kampionit të dyfishtë të Ultimate Fighting Championship (UFC), Conor McGregor, kanë dominuar në media së fundmi.

Pjesë e debatit se kush do të fitonte, është bërë edhe babai i Mayweather, i cili ka thënë se vet ai do ta nokautonte irlandezin e arteve të përziera marciale, e le më djali i tij.

Babai i Floyd Mayweather thotë se do ta rrihte Conor McGregorin në një duel boksi (Getty)

“Nëse duan që unë të ndeshem me të, do të ndeshem dhe do ta nokautoj. Jua them këtu, nëse ndeshemi pa këmbë dhe gjëra të tilla, ky është krejt një tregim tjetër, kjo vlen edhe për Floydin. Ai nuk do ta linte të ndeshej pa këmbë, jam i sigurt”.

Lexo po ashtu McGregor nuk hesht, i kundërpërgjigjet ashpër Floyd Mayweatherit

“Prandaj jua them që këtu (se nëse ndeshemi vetëm me duar) do ta dërgoja në gjumë”, është shprehur babai i Mayweather, sipas të cilit, kampioni i UFC nuk është kundërshtar i denjë për djalin e tij.

Është raportuar se McGregor ka kërkuar 100 milionë dollarë për t’u ndeshur me Mayweather, por ky i fundit nuk duket i interesuar për diçka të tillë, njofton Telegrafi.

Madje ka kërkuar nga mediat që të mos e krahasojnë me Conor, pasi e konsideron ofendim një krahasim të tillë (“Nuk mund ta krahasosh milingonën me elefantin”, ka thënë ai). /Telegrafi/

Lexo po ashtu Mayweather: Mos më krahasoni me McGregor, më ofendoni – sikur ta krahasoni elefantin me milingonën (Video)
Exit mobile version