Telegrafi

Dueli i milionave po bëhet, McGregor nënshkruan kontratën për t’u ndeshur me Mayweather

Conor McGregor ka folur për TheMacLife për nënshkrimin e kontratës, për t’u ndeshur me boksierin e njohur Floyd Mayweather.

McGregor ka arritur marrëveshje për ndeshej që po quhet ‘Bilion Dollar Fight”

“Është kënaqësi të nënshkruar këtë marrëveshje me partnerët e mi, me, Ultimate Fighting Championship dhe Paradigm Sports Management”, ka thënë McGregor.

“E para dhe më e rëndësishmja është se kjo kontrata tashmë është nënshkruar. Tani presim nga Al Haymon dhe boksieri i tij që ta bëjë të njëjtën gjë”.

Pasi që tashëm McGregor e ka nënshkruar kontratë të njëjtën gjë mund pritet ta bëjë edhe Mayëeather.

Nëse boksieri amerikan e nënshkruan kontratë, kjo pritet të jetë një nga ndeshjet më të shtrenjta. /Telegrafi/