Xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në futboll fillon me ndeshjen ndërmjet Arbërisë dhe Feronikelit që zhvillohet sot (e martë).
Stadiumi “Agron Rama” në Obiliq do të jetë arena e kësaj përballjeje që pritet të jetë mjaft interesante.
Arbëria që është promovuar këtë edicion në elitë, ka befasuar në këtë fillimsezoni duke regjistruar dy fitore dhe një barazim.
Kështu, me shtatë pikë të arkëtuara, kjo skuadër kryeson në tabelën e Superligës me pikë të barabarta me Ballkanin.
Feronikeli numëron katër pikë nga tri ndeshje, në të cilat ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje.
Në këtë takim, pritet të shohim edhe përballjen e taktikave të trajnerëve të njohur, Arbnor Morina dhe Afrim Tovërlani. /Telegrafi/