Telegrafi

Dueli 200 milionësh në Torino

Sonte (e martë) luhet ndeshja e dytë mes Juventusit dhe Monacos në Ligën e Kampionëve dhe pritet të jetë një tjetër ndeshje interesante.

Il Corriere della Sera sot i kushtoi hapësirë të konsiderueshme ndeshjes duke e hapur me titullin:

Dueli Dybala – Mbappe që vlen 200 milionë euro në bursen e golit”.

Argjentinasi dhe francezi janë dy lojtarët nga të cilët e gjitha bota e futbollit kanë kthyer sytë dhe shumë klube duan shërbimet e tyre.

Sonte mbi të gjitha do të jetë edhe një sfidë mes tyre. /Telegrafi/