Site icon Telegrafi

Duelet përcaktuese për dy skuadrat që do të kualifikohen në finale

(Foto: basketbolli.com)

Të martën zhvillohen ndeshjet e pesta në ‘play-off’ të Five Star Superligës së Kosovës në basketboll, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finalen e madhe.

Takimet mes Ponte Prizrenit dhe Pejës dhuruan emocione të mëdha, me basketboll të bukur e aksione atraktive, kurse të martën adrenalina do të rritet në maksimum në sfidën vendimtare mes këtyre dy skuadrave.

Pejanët kishin fituar takimin e parë 92-100, kurse më pas prizrenasit fituan 112-111, në një përballje dramatike, derisa sfida e tretë përfundoi me fitoren e verdhezinjve 108-85, ndërsa e fundit 62-88 në të mirë të prizrenasve.

Rahoveci-Golden Eagle Ylli po pritet me interesim të madh. Derbi regjional ka qenë shumë interesant në vitet e fundit, kurse përballja e pestë do të vendosë se kush shkon në finale. Më vend për gabime nuk ka dhe kush gabon eliminohet.

Takimin e parë e fituan rahovecasit 69-66, derisa të dytin therandasit 62-70, e po ashtu edhe takimin e tretë 77-68, kurse përballjen e fundit e fituan Vreshtarët 66-69.


Orari

E martë

17:00 Ponte Prizreni – Peja

20:15 Rahoveci – Golden Eagle Ylli


 

Exit mobile version