Ka përfunduar edhe zyrtarisht sezoni 2018/2019 në Ipko Superligën e Kosovës, gjersa Feronikeli është shpallur kampion duke e mposhtur Prishtinën (1-0) në xhiron e fundit.
Skuadra nga Drenasi arriti t’i grumbullonte pikët rekord (80), për ta fituar kampionatin e ligës së Kosovë me një garë të zjarrtë me prishtinasit dhe Llapin.
Trepça ’89 dhe Gjilani, ishin të pafat në këtë sezon, pasi përfunduar në zonën e barazhit, por që e kanë shansin që t’i shpëtojnë rënies nga Superliga.
Skuadra nga Mitrovica përfundoi në vendin e nëntë me 42 pikë të grumbulluara, ndërsa gjilanasit në një pozitë më poshtë me 38 pikë.
Në Ligën e Parë, Besa ka përfunduar në pozitën e tretë me 59 pikë, derisa Vëllaznimi në të katërtin me 54 pikë. Në bazë të kësaj renditjes pritet të kemi këto çifte në dy ndeshjet e barazhit:
Trepça ’89 – Vëllaznimi
Gjilani – Besa
Ndeshjet e barazhit luhen në fillim të qershorit, derisa stadiumi ku do të luhen këto dy ndeshje ende nuk është caktuar. /Telegrafi/