Site icon Telegrafi

Duele për titull, Evropë dhe mbijetesë – super përballje do të zhvillohen në mesjavë në Superligë

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj me ndeshjet e xhiros së 24-të në mesjavë.

Tre ndeshje janë në program për tu zhvilluar ditën e mërkure dhe dy të tjera të enjten.

Malisheva dhe Dukagjini takohen në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë në një duel për mbijetesë.

Duel i dy skuadrave që po kërkojnë t’i shmangen rënies është edhe ai mes Drenicës dhe Trepçës ’89.

Ndërkohë Ferizaj pas një forme të mirë humbi nga Drenica dhe tani kërkon këndelljen ndaj Llapit që ka pësuar dy humbje radhazi.

Dita e enjte është e rezervuar për dy super sfida.

Ballkani dhe Drita do të takohen në stadiumin e qytetit në Suharekë në një sfidë që pritet të jetë vendimtare për titullin e kampionit.

Sfidë e zjarrtë do të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Gjilani përballet me Prishtinën. /Telegrafi/

 

Exit mobile version