Site icon Telegrafi

Duel i gjigantëve anglez për Karim Adeyemin

Karim Adeyemi po i kalon muajt e fundit te gjiganti gjerman Borussia Dortmund.

Sulmuesi këmbëshpejtë gjerman është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligën Premier.

Sport Bild ka raportuar se ka një garë të madhe mes katër klubeve angleze për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit gjerman.

Lexo po ashtu Mes shumë ofertave, Karim Adeyemi vendos për të ardhmen

Chelsea, Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Arsenal janë katër skuadrat e mëdha angleze që janë vënë pas Adeyemit.

23-vjeçari është i hapur për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe ka pranuar se do të largohet në verë.

Lexo po ashtu Karim Adeyemi afër kalimit te gjiganti i Ligës Premier

Dortmund nga ana tjetër synon që nga largimi i yllit të skuadrës të fitojë 60 milionë euro.

Adeyemi këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje zyrtare, teksa ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version