Benjamin Pavard ka qenë zbulimi i Kampionatit Botëror, Rusia 2018.
Mbrojtësi i talentuar francez ka shkëlqyer me Kombëtaren e Francës dhe ishte ndër lojtarët më meritor për triumfin në Rusi.
Edhe pse shumë skuadra u interesuan për të, Pavard vendosi të qëndroi tek Stuttgart.
Por francezi nuk do të qëndrojë edhe gjatë tek skuadra e tij aktuale Stuttgart.
Skuadrat e mëdha evropiane do të tentojnë transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
22-vjeçari është objektiv i katër ekipeve të mëdha evropiane si Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United dhe Juventus.
Mediat gjermane e kanë cilësuar si duel gjigantësh luftën për transferimin e Pavardit.
Pavard ka një kontratë me klubin gjerman deri në qershor të vitit 2022.
Për ta lënë të lirë yllin e tyre, skuadra gjermane Stuttgart po kërkon së paku 50 milionë euro. /Telegrafi/