Në RTV Dukagjini vazhdojnë debatet zgjedhore për komunat e mbetura në balotazh.
Sonte në “Duel D” do të zhvillohet debati në mes kandidatëve për kryetar të Komunës së Klinkës.
Në debatin që do të drejtohet nga gazetari Arben Ahmeti, përballë njëri-tjetrit do të jenë Sokol Bashkota nga PDK dhe Zenun Elezaj nga AAK.
Më poshtë lexuesit mund të votojnë për kandidatin që mendojnë se e ka fituar debatin e sotëm. /Telegrafi/