Anthony Joshua pritet që të fitojë një ‘mal me para’ për luftën e tij monstruoze ndaj boksierit kamerunas Francis Ngannou.
Joshua, i cili në meçin e tij të fundit mposhti Otto Wallin, do të rikthehet përsëri në aksion të premten, teksa do të synojë që të përmirësojë rekordin e tij të fitoreve.
34-vjeçari do të përballet me Ngannoun, i cili ia vështirësoi jetën Tyson Furyt në përballjen e tetorit të vitit të kaluar, ndonëse Fury në fund doli fitues, vendim ky i cili ishte kontestuar mjaft shumë nga publiku.
Siç duket ‘AJ’ është në rrugë të duhur për të fituar një çmim jashtëzakonisht të madh për meçin ndaj Ngannout i cili është ish-kampion i peshave të rënda të UFC-së.
Sipas asaj që ka raportuar Sport Business Journal, boksieri britanik do të fitojë rreth 31 milionë euro për luftën e tij ndaj Ngannou.
Kjo shifër është tejet e lartë në krahasim me atë që pritet të përfitojë Ngannou. Kamerunasi siç shton raporti do të marrë vetëm 16 milionë euro.
Kujtojmë se në meçin ndaj Wallin, Joshua kishte fituar vetëm dhjetë milionë euro, por kësaj radhe situata është më ndryshe pasi ai do të fitojë trefishin e asaj shume./Telegrafi/