Hip hop ylli, Duda, ka kohë që nuk ka publikuar këngë të re.
Por, tash reperi i shumë hiteve ka paralajmëruar rikthimin.
Dhe, rikthimi i tij do të jetë një goditje për një nga reperët e njohur të skenës, Feron.
“Gang, Gang k. tem vi e t’mar peng. Për hip hop shqip jena wu-tang”, ka shkruar Duda në një postim.
Kështu, kënga e re solo duket se po vjen si goditje për reperin nga Ferizaji, Fero.
Fero nuk është hera e parë që është shënjestër nga reperë të tjerë.
Ndërkaq, Duda njihet për sukseset e mëdha të tij, sidomos bashkëpunimet me Noizyn dhe albumet e edituara në kuadër të “Double GG Army”. /Telegrafi/