Telegrafi

Duda dhe Noizy po vijnë me ‘bombën’ për fundvit, këto janë pamjet nga klipi (Foto)

Dy reperët e njohur Duda dhe Noizy shumë shpejt do të publikojnë bashkëpunimin e tyre më të ri.

Lajmin për këtë projekt, e kanë bërë të ditur vetë reperët para disa javësh në rrjetet sociale, teksa së fundmi kanë publikuar edhe disa fotografi nga videoklipi.

Ka qenë reperi Duda, ai i cili ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaq një pjesë të skenës së Noizyt, e cila duket të jetë mjaft shpërthyese.

Noizy në xhirimet e videoklipit të ri “My Victory”. Foto nga Instagram Story.

“My Victory” titullohet kënga, e cila është punuar në studion e Noizyt, teksa tekstin e kanë shkruar të dy së bashku.

Ky bashkëpunim pritet të jetë ndër më të suksesshmit në fillim të 2017-tës. /Telegrafi/